Plagosi me armë 36-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

SHKARKO APP