Plagosi me armë drejtorin e Ujësjellësit në Shkodër dhe djalin e tij, arrestohet autori i dyshuar

Drejtori i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij mbetën janë plagosur sot të plagosur me armë zjarri, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se shtetasi Mhill Pllumaj dyshohet se para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Mark Molla, drejtorin e Ujësjellësit dhe djalin e tij Kristjan Molla, i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë. Babë e bir janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Plagosi me armë drejtorin e Ujësjellësit në Shkodër dhe djalin e tij, pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, Mhill Pllumajn, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit Mark dhe Kristjan Molla. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Plagosi me armë drejtorin e Ujësjellësit në Shkodër dhe djalin e tij, pamje nga vendi i ngjarjes

SHKARKO APP