Plagosi me armë dy të rinj në Cërrik, kapet autori (Emri)

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Cërrikut, ku dy te rinj u plagosen me arme zjarri. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit thane se ne pranga ka rene autori i ngjarjes, shtetasi Stilian (Bruno) Hyseni, 32 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia brenda pak orëve kap autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri.

Policia kap edhe bashkëpuntorin e autorit të dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasëve.

Stilian (Bruno) Hyseni , 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut .

-Ilborjan Fezullahu , 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë

Shtetasi Stilian (Bruno) Hyseni në bashkëpunim me Ilborjan Fezullahu në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të shtetasit A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J.R., banues në Cërrik , për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar në cilësin e provës materiale dy gëzhoja pistolete.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera , shtetasi i shoqëruar mbrëmjen e djeshme drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh është lënë i lirë pasi nga tërësia e veprimeve nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur . Shtetasit e arrestuar pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe jo me mjetin që qarkullonin para se të ndodhte ngjarja.

Nga ana e shërbimeve të Policisë po vijon puna për gjetien e armës së krimit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentative” si dhe Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, të parashikuar nga nenet 78 ,25 , 22 dhe 278/2,3 të Kodit Penal.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?