Plagosi me armë pronarin e fasonerisë, arrestohet 42-vjeçari
Është arrestuar nga policia autori i plagosjes me armë zjarri të pronarit të fasonerisë në Fushë-Krujë.
Sipas policisë është vënë në pranga 42-vjeçari Fatmir Rrahmani, i cili ditën e djeshme plagosi 61-vjeçarin Arben Dedja.
Dedja mbeti i plagosur dje rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur” Fushë Krujë.
61-vjeçari, pronar i një fasonerie dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me këtë plagosje dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë, që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

