Plagosi me armë të riun, dorëzohet studenti i Akademisë së Policisë

Disa orë pas ngjarjes ku mbeti i plagosur një 27-vjeçar në Sauk, studenti i Akademisë së Policisë, i dyshuar si autor i ngjarjes, është dorëzuar në ambientet e policisë.

Mësohet se Ndue Ndoj është njëherësh punonjës kufiri në policinë e Lezhës.

Njoftimi i policisë:
“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor”,- njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?