Plagosi me armë zjarri “armikun” e Shullazit”, arrestohet 22 vjeçari

Një 22 vjeçar banues në Tiranë, u prangos nga policia për një tentativë vrasjeje të ndodhur më 16 shkurt, ku mbetën të plagosur dy persona, midis të cilëve shtetasi Gjon Pelivani, i njohur si “armik” i Emiljano Shullazit si dhe një shtetas tjetër.

Për përplasjen me armë të ndodhur më 16 shkurt, u prangos i riu Redi Palushi.

“Shtetasi Redi Palushi ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale  “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi me datë 16.02.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe R. H., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?