Plagosi me armë zjarri policin, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prej 8 muajsh, sot është vendosur në pranga.

Shtetasi Daniel Manushi ka plagosur me armë zjarri më 28 nëntor të vitit 2017 një punonjës policie të quajtur Ermal Bregu, i cili është raportuar se ka qenë jashtë orarit të shërbimit në atë moment.

Daniel Manushi tanimë do të përballet në gjykatë me akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?