Plagosi me armën e shërbimit 22-vjeçarin, arrestohet gardisti
Një gardist është arrestuar pasi ka plagosur me armën e shërbimit një 22-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave në rrugën “Ramadan Çitaku” në Tiranë.
SHÇBA thotë “se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale L.D 22 vjeç, banues në Kamzë. Ndërsa u arrestua shtetasi F.H., me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, trup shërbimi.”
I plagosuri është dërguar në QSUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet në ngarkim të tij do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit F.H., për veprën penale, “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.
KOHA JONË SONDAZH

