Plagosi me grushta dhe sende të forta një person, arrestohet 33-vjeçari

Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi me iniciale F.K 33 vjeç ka goditur me grushta dhe mjete të forta shtetasin me iniciale A.D, 28 vjeç. Si pasojë e goditjeve 28 vjeçari është plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes dhe 2 personave të tjerë të cilët kundërshtuan punonjësit e policisë gjatë arrestimi të 33 vjeçarit. 2 personat e tjerë të arrestuar janë:

– F. D., 39 vjeç;
– H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez”. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?