Plagosi me pistoletë të riun, policia jep detaje për operacionin në Shijak: 34-vjeçari u arrestua për 4 minuta
Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për plagosjen e një personi me armë zjarri pranë stadiumit të Shijakut, ngjarje kjo e ndodhur më 30 maj të këtij viti.
I arrestuari është Alvaro Jashari, i datëlindjes 34 vjec, banues në Shijak, , sepse në orën 20:45 të datës 30 maj, tek stadiumi në Shijak, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri “Pistoletë”, në këmbë shtetasin Enri Isai, 28 vjec, banues në Koxhas, Shijak, , i cili ndodhet ne Spitalin e Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Stadiumi”.
Operacioni nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Shijakut.
Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie.
U vu në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ngjarje e ndodhur te stadiumi në Shijak, më datë 30.05.2020.
34-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stadiumi”.
Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në kushte të larta sigurie pasi personi paraqiste rrezikshmëri shoqërore, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shijak, në harkun kohor prej katër minutash, nga shërbimet e Policisë të kapej dhe të vihej në pranga shtetasi:
A. J., 34 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Ky shtetas, më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, te stadiumi në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E. I., 28 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.