Plagosi me thikë një 46-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar nga Librazhdi, procedohet edhe bashkëshortja

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Njoftimi i policisë: 

Plagosi me thikë, një 46-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vihet në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi dyshohet se ka fshehur thikën dhe nuk ka njoftuar Policinë, për ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Procedohen penalisht bashkeshortja e 48-vjeçarit, e cila dyshohet ka bashkëpunuar për të fshehur thikën e përdorur për plagosjen, dhe shtetasi i dëmtuar, pasi të dy kanë refuzuar të japin informacione për rrethanat e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-H. D., 75 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;
-A. H., 48 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 04.03.2026, rreth orës 20:20, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. D. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. M., 46 vjeç, banues në Librazhd, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. H. dyshohet se ka fshehur mjetin prerës me të cilin është kryer plagosja, si dhe nuk ka raportuar në Polici, për ngjarjen.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., 44 vjeçe, banuese në Librazhd (bashkëshortja e shtetasit A. H., e cila ka qenë në vendngjarje), për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-S. M., 46 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?