Plagosi me thikë pas sherrit 45-vjeçarin, në pranga fieraku
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, pasi dyshohet se plagosi dje me thikë një 45-vjeçar.
Sipas policisë 43-vjeçari me inicialet M.K, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M.K dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit:
M.K, 43 vjeç, banues në Fier.
Në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M.K dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
KOHA JONË SONDAZH

