Plagosi shokun brenda shkollës, arrestohet gjimnazisti

Policia e Dibrës ka identifikuar dhe më pas ndaluar, personin që plagosi 17-vjeçarin Erjon Hasi, në ambientet e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Dibër.

Ai është bashkëmoshatari i tij, Vilson Meta, nga fshati Kishavec në Dibër.

Dy gjimnazistët u konfliktuan për motive ende të paqarta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hasi ndodhet në gjendje të rëndë për shkak se mori goditje me mjete të forta, ndërsa policia ka njoftuar më parë se, ai u dërgua me helikopter drejt Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?