Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë, drejtori i Policisë: Kemi emrin e autorit
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë disa detaje në lidhje me plagosjen e 19-vjeçarit në Tiranë, ku për mediat ai tha se e kanë identifikuar autorin e ngjarjes, e që janë në kërkim të tij.
”Këtu pranë kemi pasur një plagosje me armë zjarri të një 19-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. Është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes.
Ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal, fillimisht janë konfliktuar fizikisht.
Kanë qenë në tavolinë të veçanta. Një person ka qëlluar me armë zjarri vetëm një herë. Kemi një emër të autorit për të cilin do të bëjmë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe do t’jua bëjmë me dije”, tha Jaupi.