Plagosja e 45-vjeçarit në Tiranë, efektivi i policisë ishte me makinë, ndaloi dhe gjuajti! I bëri foto pasi e qëlloi
Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën, mesditën e sotme në Komuna e Parisit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja. Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë dinamika si ka ndodhur ngjarja është e tillë. I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ”Kika2”, ndërsa është efektivi i policisë ka qenë me makinë. Erjon Goxhara e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.