Plagosja e biznesmenit, fill pas sherrit me 4 të rinjtë me “BMW”

Disa orë pas plagosjes së regjistruar në Vaun e Dejës, ku u qëllua me armë zjarri pronari i një servisi, Ermir Simoni, policia është vënë në ndjekje të autorëve. Deri më tani janë shoqëruar katër persona si të dyshuarit e plagosjes me armë zjarri në drejtim të 43-vjeçarit. Dy prej të shoqëruarve janë nga fshati Ganjoll në Njëesinë Administrative Guri i Zi, ndërsa dy të tjerë nga Vau i Dejës. Ata po merren në pyetje nga oficerët e policisë së Shkodrës, të cilët kanë prova të mjaftueshme në lidhje me përfshirjen e këtyre personave ne plagosjen e regjistruar në Shkodër.

Ngjarja

Grupi hetimor i policisë së Shkodrës, ka arritur të rindërtojë ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Vaun e Dejës. Blutë e Shkodrës në bazë të të dhënave të dëshmitarëve, por edhe të afërmeve të 43-vjeçarit Ermir Simoni, kanë arritur që të zbardhin plagosjen pranë servisit të automjeteve në Vaun e Dejës. Kanë qenë katër personat të cilët kanë qënë prezentë në momentin e plagosjes së 43-vjeçarit, kanë qenë së bashku me një automjet tip ”BMW”. Këtu nis rindërtimi i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ermir Sokoli, njihet në zonë si pronar i servisit, posaçërisht për automjetet tip ”BMW” dhe Land Rover, dhe shkak i grindjes së 43-vjeçarit me personat e tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, është pikërisht automjeti i tyre BMW, të cilin ata e kanë patur në servis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi janë konfliktuar me fjalë me 43-vjeçarin Simoni, një nga personat ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ermirit duke i shkaktuar plagë të shumta. Katër të rinjtë janë larguar me mjetin tip ”BMW” nga vendi i ngjarjes dhe tashmë policia ka rënë në gjurmët e tyre.

43-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë që pritet edhe dëshmia e tij që të hedhë dritë mbi arsyet e plota të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?