Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, “arrest me burg” për autorin
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulzim Rakajn, autorin e plagosjes së dyfishtë në Vrakë të Malësisë së Madhe.
Mësohet se pala mbrojtëse ka kërkuar masë lehtësese, duke theksuar se Rakaj ka kryer aktin kriminal në kushtet e vetëmbrojtjes.
Kujtojmë se Lulzim Rakaj ka dëshmuar para grupi hetimor se me dy personat që plagosi në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, kishte pasur një sherr disa ditë më parë.
Sipas tij, Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj i kishin dhunuar nipin 13-vjeçar.
Referuar atij, ditën e dielë e kishin lënë për t’u sqaruar. Në sherr e sipër, Rakaj ka nxjerrë pistoletën dhe i ka qëlluar duke i lënë të plagosur. Para grupit hetimor theksoi se qëlloi për shkak se kishte menduar se njëri prej tyre ishte i armatosur.
Pas plagosjes së dyfishtë, autori u largua bashkë me armën e krimit. Por u arrestua rreth 4 orë më vonë nga forcat RENEA.
Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.