Plagosja e kryebashkiakut të Lushnjes dhe sekretares së tij, qeveria “zbarkon” tek Trauma
Granata në zyrë të kryebashkiakut të Lushnjes, la të plagosur Fatos Tushen dhe sekretaren e tij, Ermira Qalliu.
Ata janë shoqëruar tek Urgjenca e Lushnjes për të marrë ndihmën e parë dhe prej andej në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Te Trauma, Tushe dhe Qalliu janë vizituar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kreu I Kuvendit Gramoz Ruçi, zv. kryeministri Erion Braçe, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, minitri i Brendshëm Sandër Lleshaj, si dhe disa disa figura të tjera politike.
Manastirliu për mediat u shpreh se se Qalliu është jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet në vëzhgim nga mjekët.
“Situata paraqitet e stabilizuar janë jashtë rrezikut për jetën. Do mbahen në observim. Mjekët janë në dispozicion për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore”, u shpreh Manastirliu.