Plagosja e punonjësit të IKMT-së, Klevis Balliu: Situata mund të përshkallëzohet!

Situata në zonën e Astirit është tensionuar pasi fadromat e IKMT-së kanë nisur aksionin për shembjen e banesave, teksa në mbështetje të banorëve ka qenë dhe ish-deputeti i PD-së Kelvis Balliu.

 

Duke marrë shkas nga një incident i rëndë që ndodhi në këtë zonë, ku një punonjës i IKMT-së ka mbetur i plagosur, Balliu tha se konflikti mund të përshkallëzohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto banesa ishin në proces legalizimi, por projekti u ndryshua. kur ka dhune, edhe kundër-reagohet. Çfarë taksirati ka një punës i IKM që të përplaset me banorët?! Ishte përplasje e egër, e paprecedent, dhe nuk kishte pse të ndodhte. Duhet të dialogohet me banorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tenderi këtu është në shqyrtim, pasi për shkak të shkeljeve flagrante. Edi Rama thotë; hajde ti prish shtëpitë, që të heq vëmendjen nga gjera te tjera. Por jo me gjakderdhje, por duhet dialog”, deklaroi Balliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?