Plagosja e punonjësit të IMT, Veliaj: Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur ndaj dhunuesve
Një ditë pas aktit të rëndë ku një punonjës i IMT u plagos me armë zjarri teksa po kryente detyrën, mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja ka vlerësuar autorin e krimit, madje duke përdorur shprehjen: “Të lumtë pushka!” Ky reagim tronditës i juristes është dënuar edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Sapo mendon që nuk mund të shkojnë më poshtë, të befasojnë sërish me rekordet e reja në inkurajimin e dhunës! Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur me dhunuesit e promovuesit e dhunës – sidomos këta që sistematikisht bullizojnë shoqërinë! Tirana nuk kthehet më pas!”, shkruajti Veliaj pak më parë në Twitter.
Sapo mendon qe nuk mund te shkojne me poshte, te befasojne serish me rekordet e reja ne inkurajimin e dhunes!
Drejtesia e re duhet te tregoje se eshte e vendosur me dhunuesit e promovuesit e dhunes – sidomos keta qe sistematikisht bullizojne shoqerine! Tirana nuk kthehet me pas! https://t.co/WHOsZwfR8H
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 13, 2022
KOHA JONË SONDAZH

