Plagosja e të moshuarit në banesë gjatë aksionit të RENEA-s, nisin verifikimet
Ministria e Brendshme ka nisur verifikimet për plagosjen në banesë të 77-vjeçarit Haxho Lika në Lushnje. I moshuari mbeti i plagosur gjatë një aksioni të forcave RENEA në Divjakë.
Sipas mjekëve, Lika kishte plagë në kokë dhe nuk i gjetën plumb. Ndryshe nga policia, e cila deklaroi se Lika ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta, familjarët pretendojnë se forcat RENEA e qëlluan kur ai ishte në gjumë me plumb në kokë.
Gjatë një aksioni të para disa ditëve të forcave RENEA për arrestimin e dy të dënuarve për vrasje në fshatin Rremas të Divjakës Lika mbeti i plagosur.
KOHA JONË SONDAZH

