Plagosja e ushtarëve italianë në Irak, Presidenti Meta: Atentat i pabesë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me plagosjen e 5 ushtarëve italianë në Irak.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit e konsideron sulmin si një atentat të pabesë, ndërsa uron që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

“Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë.

Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira!“, shkruan Presidenti Meta.

SHKARKO APP