Plagosja me armë në Lezhë, Policia identifikon autorin

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit, ndersa thekson se vijon ndjekja për kapjen e tij.

“Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?