Plagosja me armë zjarri në Vlorë, arrestohet autori

Autori i plagosjes me armë zjarri të 18-vjeçarit Brikelo Brahimaj më 6 nëntor në Vlorë, është vënë në pranga.

“Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim: E B., 18 vjeç, banues në Vlorë”, bënë me dije burime zyrtare nga policia e Vlorës.

“Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.321, datë 17.11.2018, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për nenet 88/1 dhe 278/1 të Kodit Penal”, shtuan të njëjtat burime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?