Plagosja në Kavajë, Tafaj: Një akt i paprecedentë

Arben Tafaj, pjesë e listës së kandidatëve të PD në qarkun e Tiranës si pjesë e Partisë Agrare Ambjentaliste, në një intervistë për gazetaren Siklajda Shora në Ora News, komentoi ngjarjen e djeshme në Kavajë ku një 27-vjeçar u plagos me armë zjarri brenda njërës prej zyrave elektorale të PD në qytetin e Kavajës.

“U duk sikur fushata do kalonte e qetë. Sikur kjo fushatë do të kishte parametrat e duhur, të paktën parametrat qytetarë, fatkeqësisht mbrëmë u trondit kjo situatë. Mbrëmë ishte një akt i paprecedentë. Hyhet në zyrën elektorale dhe plagoset sekretari”, u shpreh Tafaj.

I pyetur se si pritet të shkojë dita e zgjedhjeve, Arben Tafaj u shpreh:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk do doja të bëja orakullin dhe si qytetar i Tiranës nuk do doja kurrë të kishte përplasje ditën e votimeve sepse kjo do të ishte një njollë turpi për këtë qeveri që nuk është e zonja të organizojë një palë zgjedhje ashtu siç duhet. Pse jo, edhe klasa politike do të kishte marrë një barrë të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?