Plagosja në Korçë, personat në konflikt ishin të dehur! Banori i zonës: Dëgjuam krisma disa herë

Detaje të reja nga konflikti mes disa personave në Korçë që përfundoi me plagosjen me armë zjarri të njërit prej tyre si dhe të një personi tjetër me mjete të forta. Personat e përfshirë në konflikt, sipas burimeve nga policia kanë qenë në gjëndje të dehur.

Për ngjarjen ka folur edhe një qytetar i zonës, i cili u shpreh se ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri disa herë. “Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Dëgjuam krisma një herë a dy herë, shtinë ata”,-u shpreh qytetari.

Nga ky konflikt mbetën të plagosur dy persona të cilët aktualisht janë duke marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

SHKARKO APP