Plagosja në Lezhë, konflikti nisi për një karikues celulari
Një sherr i nisur për një karikues celulari mësohet se ka qenë pikënisja e konfliktit që përfundoi me përdorimin e armës mbrëmjen e së martës te katedralja në Lezhë, 10 shtator 2019.
Ardian Kola ka shkuar në dyqanin e Aleksandër Dedgjonaj për të blerë një karikues.
Pasi ka blerë karikuesin ka konstatuar se ai nuk punonte dhe është nisur drejt dyqanit të Aleksandër Dedgjonaj.
Shtetasi Ardian Kola i ka thënë se karikuesi nuk punon dhe më pas janë konfliktuar fizikisht.
Pas kësaj Dedgjonaj ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë 37-vjeçarin Kola nga Lezha, i cili po merr mjekim në spital.
Policia po punon për kapjen e Aleksandër Dedgjonaj. Dedgjonaj dhe Kola mësohet se i kishin dyqanet ngjitur me njëri-tjetrin.
KOHA JONË SONDAZH

