Plagosja në Lezhë, pista ku po heton policia dhe e kaluara e shënjestrës
Mësohen detaje të reja lidhur me plagosjen e mbrëmjes së kësaj të hëne në Lezhë.
Në shënjestër të të shtënave u vu 35-vjeçari Arben Gjini, i cili u plagos në shpatull dhe në këmbë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i dëmtuari, është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.
Dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti të mundshëm për prishjen e pazareve të drogës.
Gjini ka marrë një plumb në këmbë dhe një në shpatull, dhe për shkak të gjendjes kritike është nisur për në Spitalin e Traumës, ndërsa autori është larguar.
Sakaq, në Kolsh të Lezhës, policia ka gjetur një makinë të djegur, tip Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori për t’u larguar.
Gjini rezulton të jetë dënuar nga drejtësia italiane, ndërkohë që pas lirimit nga burgu është depërtuar në Shqipëri.
Lidhur me autorin e krimit policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

