“Plagosja në Mat”, familjarët: E gjetëm të mbuluar në gjak

Pas plagosjes së Gjovalin Ricës pak orë më parë, djali i Xhaxhait, Sander Rica, ka treguar momentin kur e ka parë të plagosur në oborrin e shtëpisë të mbuluar në gjak.

Ai shprehet se Rica nuk mbante armë në shtëpi, ndërsa tregoi për “BalkanWeb” se nuk  ishte në dijeni për ndonjë konflikt me persona të tjerë.  Djali i xhaxhait tregon edhe bisedën, të cilën e ka bërë në spital, por  Gjovalini nuk i ka treguar detaje të tjera rreth ngjarjes.

“E pashë  të plagosur ne oborrin e shtëpisë në fshat. kishte dhe fëmijët aty. Nuk kishte armë pranë. Nuk ka konflikte me askënd, është 50 vjeç, e pashë të mbuluar me gjak. fola me të ne spital por nuk me tha gjë. Nuk mbante armë në shtëpi”, deklaroi djali i xhaxhait.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?