Plagosja në Shkodër/ Zbulohet çfarë i kërkuan autorët vëllait të biznesmenit para se të qëllonin

Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti në Vaun Dejës. Ndaj Ermir Simonit u gjuajt me pistoletë nga disa persona ende të paidentifikuar teksa ndodhej në një servis makinash në pronësi të vëllait të tij. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital për t’i dhënë atij ndihmën e parë mjekësore.

Sipas burimeve spitalore Ermir Simoni është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në rrugën, e cila të çon tek hidrocentrali i Vau Dejësit. Në fillim të këtij aksi në anën e majtë ndodhet edhe servisi ku u plagos 43 vjeçari. Fillimisht sipas burimeve policore konflikti ka ndodhur mes autorëve të dyshuar dhe vëllait të Ermir Simonit. Ata kanë bërë një debat me njëri-tjetrin dhe ky debat është kthyer në një konflikt. Autorët kanë goditur sipas burimeve vëllanë dhe më pas një punonjës të servisit. Pas kësaj ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuk ka kaluar shumë kohë kur janë rikthyer sërish aty. Fillimisht autorët e dyshuar kanë kërkuar vëllain e Ermirit, por ai nuk ndodhej tek servisi, sepse ishte larguar. Persona e paidentifikuar kanë sjellë një makinë tip Benz tek servisi. Ata i kanë kërkuar Ermir Simonit, duke ia imponuar me forcë që të riparojë mjetin në fjalë. 43 vjeçari duke parë situatën dhe urdhrin kërcënues nuk ka pranuar që të merret me makinën tip Benz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati ka degjeneruar derisa autorët e dyshuar shtinë me armë duke lënë të plagosur Simonin. Pas plagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendngjarje për këtë plagosje të ndodhur. Tashmë po hetohet për ta zbardhur të plotë atë që ka ndodhur dhe që çoi në plagosjen e 43-vjeçarit Ermir Simoni. Forcat e policisë kanë bërë kontrollin e kamerave të sigurisë të servisit ku ndodhi plagosja por rezulton se kamerat ishin jashtë funksionit dhe nuk kanë mundur që të regjistrojnë ngjarjen. Në këtë mënyrë policia po bën kryerjen e kamerave të tjera të sigurisë rreth zonës ku ndodhi plagosja për të arritur në identifikimin e autorëve të plagosjes të 43-vjeçarit. /GSh.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?