Plagosja në Vlorë, policia nis kërkimet, shoqërohet një person

Foto ilustruese

Policia është vënë në kërkim të lokalit ku sonte u qëllua me armë zjarri, 39 vjeçari, Ergys Likaj.

Edhe pse u tha që u qëllua në një lokal në Lungomare, policia nuk ka gjetur ende ambientin ku u qëllua.

Ndërkohë që nga inspektimet në Lungomare nuk është zbuluar asgjë në lidhje me plagosjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo vihet re edhe në informacionin paraprak të Policisë së Vlorës, ku ngjarja mbetet ende e paqartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa është shoqëruar një person në komisariat ku po merret në pyetje.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?