Plagosje dhe dhunë ndaj grave, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranë ka vënë në pranga 3 persona, të akuzuar për plagosje me dashje dhe dhunë në familje. Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë një 54-vjeçar në Tiranë, pasi ka plagosur me sende të forta një shtetas.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit G. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin K. K., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”- njofton policia.

Në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë rrahur bashkëshortet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po ashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 39 vjeç, sepse në rrugën “Mihal Grameno”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka arrestuar edhe shtetasin A. K., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?