Plagosje me armë zjarri në Has

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Krumës, në Has. Një 30-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. Sh., 52 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, duke e plagosur atë në këmbë.

Tenton të vrasë një shtetas duke e plagosur me armë zjarri, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, arrestuan në flagrancë shtetasin;

Swiss Digital Desktop Reklama

-Abedin Cenalia, 30 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, shtetasin S.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has. I plagosuri ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrëzikut për jetën.

Shërbimet e policisë pas kontrolleve dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76,22 e 278 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?