Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesidtën e sotme në Tiranë në zonën e njohur si Varri i Bamit.

58-vjeçari është qëlluar me pistoletë teska po qëndronte në afërsi të xhamisë.

Në vendngjarje ishte edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Njoftimi:

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. A. Jazaj rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

SHKARKO APP