Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 39-vjeçari është qëlluar në këmbë

Një person është plagosur me armë zjarri në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si shtetasi Ergys Likaj, 39 vjeç.

Ai është është paraqitur vetë në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës.

Burime për Ora News bëjnë me dije se është qëlluar në të dyja këmbët.

Swiss Digital Desktop Reklama

I plagosuri ndodhet në reaminacion, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrethanat dhe shkaqet e plagosjes nuk dihen ende.

Sipas burimeve të policisë së Vlorës dyshohet të jetë plagosur në një konflikt në një lokal në Lungomare.

Vetë Likaj për policinë ka deklaruar se është vetëplagosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?