Plagosje me armë zjarri para Drejtorisë së Policisë

Një person u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 shtatori” para Drejtorisë së Policisë.

Xhelo Gerveshi nga Lazarati mësohet se është qëlluar me arme në këmbë nga nje tjeter person sapo ka dalë nga një pikë bastesh.

Ai është transportuar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e mbërritur në vendngjarje ka identifikuar autorin dhe po punon per kapjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?