Plagosje me armë zjarri, Policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Ura Dervishbeg në Shkodër. Izvin Gucia ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të një ambienti servis. Sipas policisë për pasojë është plagosur 45-vjeçari Genc Hoxha. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?