Plagosje me thikë në Yzberisht, dy persona qëllojnë një 34-vjeçar

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Veli Dedi” në Tiranë.

Polica thotë se për ngjarjen dy persona janë shpallur në kërkim.

“Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre”.

SHKARKO APP