Plaka nga Graçanica që pi hashash: Ma mësuan ushtarët

 

“Fëmijë, hapini dritaret se gjyshja po e mbështjell një”, është vetëm një nga shprehjet të cilat i thoshte gjyshja Bejza Suljic, e cila për 10 vite ka kultivuar marihuanën në fshatin Graçanicë të Bosnjës, pa e ditur se bëhet fjalë për drogë.

Në fakt, gjatë luftës në këtë regjion ka pasur shumë ushtarë të cilët padyshim se e kanë dashur shumë marihuanën, kështu që kanë menduar një mënyrë interesante se si të furnizohen në një afat të gjatë me këtë bimë kontroverse. Ata kishin lutur gjyshen Bejza që t’ua ujiste “domaten” që e kishin mbjellë në një vend, transmeton “lajmi.net”.

Sigurisht, se bëhej fjalë për kanabis sativa për të cilën gjyshja kujdesej mjaft mirë, por që edhe e kishte tymosur rregullisht duke mos e ditur se bëhet fjalë për një bimë e cila zyrtarisht hyn në listën e drogave.

“Unë vazhdimisht e ujisja. Por një ditë erdhi policia dhe i këputi të gjitha fijet dhe më pas i vuri flakën. Ka mbetur edhe diçka në kodër”, ka deklaruar Bejza e cila edhe atëherë nuk e kishte kuptuar se kishte kultivuar një lloj narkotiku.

“Unë kurrë nuk do ta tymosja po ta kisha ditur se është drogë. Nuk e kemi ditur sepse ishte një kohë tjetër. Fillimisht e siguroja për vete dhe më pas ua dërgoja ushtarëve. Ata e pinin dhe njëherë më pyetën nëse dëshiroja t’iu bashkohem. Çuditërisht mua nuk më ka bërë dëm. Ishte një ndjenjë e mirë, por kurrë nuk e kam ditur se për çfarë bëhej fjalë. Tërë kohën kemi qeshur ishte një ndjenë shumë e mirë”, thotë gjyshja e cila nuk e fsheh faktin se kishte kaluar kohë të mirë me ushtarët derisa mbështillnin “jointa”,- ka shtuar gjyshja./ lajmi.net/

SHKARKO APP