Plan për kufizimin e shkollave? Përgjigjen e jep zv/ministrja e Shëndetësisë
Gjatë mbledhjes së Ekspertëve Teknikë të Pandemisë së Covid-19 në Shqipëri, gazetarët pyetën se a ka një plan kufizimi për shkollat? Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se shkollat nuk kanë influencuar në rëndimin e situatës.
”Shkollat kanë dy muaj që janë hapur dhe nuk po na rezulton që fëmijët të kenë një shpërndarje më të madhe të infeksionit sesa kanë qenë më përpara dhe sipas ISHP-së shkollat nuk janë vatra infeksioni. Ne po i monitorojmë me shumë kujdes, dhe masat janë në lidhje me dinamikën e situatës epidemike. Sot për sot Shkollat nuk kanë influencuar në një rëndim të madh të situatës”.