Plan për të vr*rë Gledis Nanon? Reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit bën me dije se ka administruar një informacion se një grup kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon.

Një anëtar shumë i rrezikshëm i një organizate kriminale ka planifikuar të vriste Nano. Paraprakisht dyshimet janë për shkak të hetimeve për të njëjtin grup në kohën që ishte drejtues i Antiterrorit. Nuk dihet saktësisht në çfarë kushtesh është kuptuar nga policia, por blutë asnjëherë nuk kanë bërë me dije për një planifikim të tillë të mundshëm për eliminimin e Nanos.

Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia dhe as ndaj familjes së tij nuk janë shtuar as masat mbrojtëse nga Policia e Shtetit. Nano u shkarkua si drejtor i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022 vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me argumentin e qeverisë se nuk kishte realizuar objektivat dhe deri sot ende ndodhet jashtë policisë së shtetit.

Gledis Nano vjen nga një karrierë 19-vjeçare në Polici, ku para se të emërohej kryepolic, drejtoi për 5 vite Antiterrorin, ku u vlerësua nga Ambasada amerikane për përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit.

SHKARKO APP