Plane për plazh? Lexoni motin se paska surpriza

Fillimi i javës do të jetë me një mot të kthjellët dhe me vranësira mesatare më së shumti në juglindje dhe verilindje të vendit, ku pritet të ketë rreshje shiu në mesditë. Prit, çfarë?!

Po, e lexuat mirë. Po kështu temperaturat për ditën e sotme (e hënë, 17 qershor) do të variojnë nga 23 deri në 27 gradë Celcius. Përsa i përket mëngjesit të së martës, moti do të jetë i kthjellët, ndërsa në mesditë priten rreshje shiu.

Pak a shumë e njëjta gjë edhe ditën e mërkurë, megjithëse pasditja do të karakterizohet nga një mot i kthjellët, ndryshe nga mesdita me shi. Ndonëse mund të mos ketë shi, në zonat bregdetare moti do të jetë pjesërisht me re. Pra, tre ditët e para të javës nuk janë fort të favorshme për pushime megjithatë kapriçove të motit nuk i dihet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?