Plani i Bashës? Julian Deda: E kanë këshilluar t’i vendosë zyrës një derë të blinduar

11 apo 18 dhjetori, cila datë do të prodhojë Kuvendin legjitim të PD-së? Anëtari i PD-së, Julian Deda ka zbuluar se Lulzim Bashën e kanë këshilluar që të vendosë një derë të blinduar në zyrën e tij. Deda shkruan se “sikur me gurë e beton ta bëjë derën e zyrës, demokratët e kanë ndarë mendjen”.

“Flitet se këshilltarët e tij mizerabel, të cilët janë ca tipa që kanë alergji ujin dhe sapunin, e kanë këshilluar Lul vulen t’i vërë zyrës një derë të blinduar.

Pa merak Lul, nuk e kemi ndermend t’i ndyejmë duart as me ty dhe as me ndonjë servil të palarë që ke aty afër zyrës.

Ti bashkë me qylsat do ikësh sepse nuk të duan demokratët, janë shumica e tyre që do vendosin me votë dhe kësaj nuk kemi ç’ti bëjmë. Sikur me gurë e beton ta bësh derën e zyrës, demokratët e kanë ndarë mendjen, nuk të duan, kaq”.

SHKARKO APP