Plani i LSI/Nonaj: Perspektivë të pandalshme zhvillimi Vlushës dhe gjjthë fshatrave të Skraparit
Mjeku i njohur, Blenard Nonaj kandidatura e LSI-së në qarkun Berat dhe rrethin e Skraparit për zgjedhjet e 25 prillit, këtë të martë vizitoi fshatin Vlushë, ku thekson se është zonë shumë e njohur për kontributet e mëdha gjatë luftës Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët. Nonaj thotë se falë planin të LSI-së, pas 25 prillit, kjo zonë por edhe i gjithë Skrapari do të ketë një një perspektivë të pandalshme zhvillimi.
Postimi i plotë
Sot kisha kënaqësinë të vizitoja Vlushën, një fshat shumë i njohur për kontributet e mëdha gjatë luftës Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët.
Në Vlushë, më 17 Mars 1944, u formua Brigada e 7 sulmuese, e cila luftoi kundër pushtuesve gjermanë deri në Vishegrad. Ne nderojmë 22 Dëshmorët e Atdheut, burrat dhe djemtë e fshatit Vlushë, të cilët u pushkatuan nga nazistët më 14 Janar 1944.
Unë dua të falenderoj përzemërsisht banorët fisnikë të Vlushës për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre. U jam jashtëzakonisht mirënjohës për vlerësimin dhe mbështetjen ndaj kandidaturës sime dhe angazhimi im është që pas zgjedhjeve të 25 Prillit të jem një zë i fortë në Parlament për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Programi ynë qeverisës pas 25 Prillit ka prioritet mbështetjen ndaj zonave rurale, për fermerët dhe blegtorët, dhe ne jemi të vendosur për ta realizuar atë, duke i dhënë një perspektivë të pandalshme zhvillimi Vlushës dhe gjjthë fshatrave të Skraparit.