Plani i ”të fortëve” për të dalë nga burgu, qëlluan policin me çengel
Në orën 15:00 hapen dyert e qelisë dhe prej andej del me një çantë në dorë Fatmir Pjetri. Por ai nuk kontrollohet dhe e njëjta shkelje kryhet edhe me Arbër Çekajn, i cili drejtohet për në tarracë, ku brenda tetë minutash tentuan të arratisen.
Ata do dalin për masën e sigurisë sërish veç izolimit dhe burgut që kanë mbi kurriz. Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj kapërcejnë kufizimin e vendit të ajrimit duke u varur nëpër këto shkallë në zyrat e administratës.
I dënuari Fatmir Pjetri zbret në sheshpushim dhe pas përleshjes së bashku me Çekajn drejtohet për tek porta kryesore e burgut , aty ku përleshja mes tyre dhe tre policeve të tjerë është e dukshme.
Ata janë vetëm tre hapa larg lirisë, por ky plan u dështon. Kamerat tregojnë se në orën 15.11 pasi janë prangosur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kthehen në ambientet e qelive.