Plani për grabitjen e bankës, grabitësit gërmuan 8 metra
Rreth 8 metra kanë gërmuar autorët për të arritur nga tuneli i krijuar për ujërat e zeza tek banka e nivelit të dytë e cila ishte vënë në shënjestër të autorëve.
Personeli i bankës pikasi disa të çara në dysheme dhe lajmëroi policinë. Kështu u zbulua plani i grabitjes përmes tuneleve të nëndheshme në Bulevardin ”Zogu i Parë”.
Hyrja e përdorur nga ideatorët e këtij plani si në filma, është e vetmja që të lidh me tunelin e nëndheshëm. Kjo hyrje është 270 metra larg nga banka. Hetuesit nuk kanë zbuluar ende se prej sa kohësh po punohej në tunel nga autorët e kamufluar edhe përmes veshjeve si punëtorë mirëmbajte.