Plani social i PD, Sulka: Mbështetje të gjitha shtresave në nevojë
Programi social i PD ka marrë në konsideratë të gjithë komponentët e situatës ku ndodhet vendi që nga buxheti, shpopullimi, lindjet dhe vdekjet. I ftuar në Ditari në A2 CNN një nga hartuesit e këtij programi Kastriot Sulka, theksoi se të gjithë këto angazhime janë lehtësisht të zbatueshme.
“Unë e kuptoj dyshimin që krijohet kur ka premtime dhe mosmbajtje në asnjë fushë, qeveria nuk ka anashkaluar vetëm çështjet sociale e pensionistët. Në të gjitha fushat ne jemi në një situatë prandaj njerëzit emigrojnë në kufijtë e eksodit. Angazhimet tona janë të realizueshme. Ky program ka marrë në konsideratë të gjithë komponentët. Kemi buxhet katastrofik, kemi popullsi me numër të lartë vdekjesh se lindjesh, numër i lartë njerëzish që largohen. Mes të këqijave ne konkurrojmë me vendet e para në botë. Ky grup i Bashës ka marrë ekspertë ndërkombëtarë dhe ekspertizën vendase, por edhe shembuj që tregojnë se kanë qenë të konsoliduar dhe ne i kemi alternuar të dyja”.
Sipas Sulkës në program përfshihen të gjithë elementët e zhvillimit ekonomik, pa harruar shtresat në nevojë dhe pensionistët.
“Janë të gjithë elementë që pasqyrojnë ata që ne besojmë, tregu dhe individi i fuqishëm. Zhvillimi ekonomik do jetë motori i gjithë këtyre arritjeve. Nuk duhet të harrojmë shtresat në nevojë.
Kontributi i shoqëri ka reflektuar rritje te personave që kontribuojnë në sigurime shoqërore dhe zvogëlimin e informalitetit dhe do t’u krijojmë mundësi bizneseve. Informaliteti dhe zvogëlimi i tij nuk është për faktin që po derdh kontribute.
Një person i siguruar e ka më të lehtë ta denoncojë. Ne do ulim kontributet shoqërore, do të jetë më vitale janë 110 mijë vende pune që do të krijohen në tregun shqiptar dhe do jetë një hap që do na japë pjesën e kontributeve”.
Sulka theksoi grupet e ndryshme sociale do të kenë mbështetje të qenësishme, por pa hequr funksionet rregullatorë të shtetit. Sipas tij këto realizohen përmes vullnetit politik.