Pla*osja e efektivit të policisë dhe kunatit të tij, Muhamet Rrumbullaku niset drejt Shkodrës
Pas të shtënave me armë zjarri ku mbetën dy të plagosur në Shkodër, drejt vendngjarjes janë nisur Muhamet Rrumbullaku, forcat RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë.
Gjergj Ndërshtiqaj, student i Akademisë së Sigurisë u plagos sonte në Shkodër. I riu studion Akademinë që prej vitit 2020. Ai u qëllua me armë dhe mbeti i plagosur së bashku me kunatin, Gjon Nikën në fshatin Grudë e Re. Të dy ndodhen në spital.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.