Plas arma tek “Havana” në Dhërmi, një i vdekur e 4 të plagosur

Dita e sotme është gdhirë e përgjakur në Dhërmi, ku në një prej lokaleve të natës ka plasur arma.

Të pranishmit në vendngjarje bëjnë bëjnë me dije se rreth orës 1:30, kur një numër i madh njerëzish po kërcenin në tingujt e muzikës, janë dëgjuar disa të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur tek “Havana”, ndërsa bazuar në raportimet paraprake të të pranishmëve, 1 person dyshohet të ketë ndërruar jetë e katër të tjerë të jenë plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu bëhet me dije se përplasja me armë ka zgjatur rreth 10 minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihet më konkretisht se cilët janë personat e lënduar dhe të përfshirë në konflikt, por as shkaqet e kësaj ngjarjeje, shkruan Joq.

Policia  e Vlorës nuk ka dalë me një njoftim zyrtar deri më tani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?