Plas edhe në Delvinë, protestuesit përleshen fizikisht me policinë
Ditën e sotme janë regjistruar tensione të panumërta në disa qytetet të Shqipërisë.
Simpatizantë të PD, janë ngritur në protestë dhe po tentojnë lirimin e KZAZ-ve dhe shkatërrimin e materialeve zgjedhore.
Ata janë përplasur me policinë, ndërsa ka pasur dhe përdorim të gazit lotësjellës, edhe të plagosur.
Pas Shkodrës, Kamzës, Burrelit, Tropojës, Vorës, Skraparit, tashmë i ka ardhur radha edhe Delvinës.
Simpatizantë të PD po tentojnë të futen brenda KZAZ-ve. Në përpjekje e sipër, ata janë përleshur me policinë, e cila po ndalon protestuesit të futen brenda KZAZ-ve.
Gjithashtu protestuesi kanë lëshuar thirrjet Rama ik, ndërsa janë konfrontuar verbalisht edhe me policinë.
Kjo e fundit ka përdorur sprajt për të shpërndarë turmën.
KOHA JONË SONDAZH

